Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masën e sigurisë për dy trafikantët Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj duke caktuar për ta masën e arrestit shtëpiak për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.Me këtë vendim, Gjykata e Posaçme liron Agustin Selimin, pasi e njëjta masë është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikut të narkotikëve, ndërsa Pëllumb Lekaj do vazhdoj të hetohet në “Arrest në burg”, dy të hetuarit u kapën në 29 prill me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë. Hetimet për trafikun e narkotikëve nxorën në përgjime edhe fakti  se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave, kryesisht në Shkodër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re