Rritet me katër numri i të prekurve me koronavirus, duke çuar në total 42 personat e prekur nga sëmundja e Covid-19. Të katër rastet janë në Tiranë, dy prej të cilëve i përkasin personelit shëndetësor të spitalit Shefqet Ndroqi.

 

 

Numri i të të infektuarëve në terapi intensive arrin në tre.

 

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 27 të dyshuar duke e çuar totalin që nga dita e identifikimit të pacientit zero, në 532 testime. Deri më tani numrin më të lartë të infektuarve e ka Tirana me 26 raste, më pas Durrësi dhe Fieri me pesë, dhe Lushnja, Elbasani, Rrogozhina me nga dy raste.

 

Pas identifikimit pozitiv të dy mjekëve në spitalin Shefqet Ndroqi, ku u paraqit 66 vjeçari nga Lushnja me koronavirus, aktualisht nën kujdesin e mjekëve në infektivin e Tiranës, ka nisur hetimi epidiomologjik, pas shfaqjes së dy rasteve me koronavirus.

 

Me rritjen e rasteve dita pas dite autoritetet shendesore i bejne thirrje qytetarëve të tregojnë të vërtetën për historinë e tyre të udhëtimit.

 

 

Ne numrin unik 127 te urgjences jane rregjistruar afro kater mije thirrje per ndihme ose per informacion.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re