Skip to content

Të infektuar me koroanvirus, dy infermierë shqiptarë fitojnë betejën

Dy infermierë shqiptarë të cilët ishin infektuar me koronavirus janë shëruar ditën e sotme. Lajmin e mirë e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa numri i punonjësve të shëndetësisë të shëruar ka shkuar në 182.

“Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me #COVID19 është një lajm i mirë për të gjithë!

Edhe 2⃣ infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP

Shkon në 3⃣0⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 1⃣8⃣2⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19”, ishte mesazhi i ministres në Facebook.