Pas rasteve pozitive me Covid 19 në qytetin e Delvinës, vjen përgjigjja edhe për 22 persona, qytetarë dhe punonjës të bashkisë Delvinë.

Këta persona ishin raste kontakti të personave të infektuar, por përgjigja e testit sot ka rezultuar negative.

Tamponi iu mor ditën e shtunë nga Shërbimi Shëndetësor i Delvinës. Në Delvinë, të konfirmuar me koronavirus janë 11 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re