Numri i personave që janë infektuar me Covid-19 në Gjermani mund të jetë 10 herë më shumë nga numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht, sipas një studimi të ri.

Studiuesit nga Universiteti i Bonit vlerësojnë se rreth 1.8 milion kanë kontraktuar koronavirusin. Gjermania ka rreth 160,000 raste të konfirmuara.

Studimi, i cili duhet të vlerësohet akoma më shumë, u përqëndrua në një mostër prej 919 personash që jetojnë në një qytet në komunën e Heinsberg, një nga zonat më të goditura të vendit.

Studimi zbuloi gjithashtu se më shumë se një në pesë njerëz të infektuar nuk shfaqnin simptoma.

Gjermania ka filluar të lehtësojë masat e saj të bllokimit. Kopshtet zoologjike, muzetë dhe parukierët janë rihapur, me disa studentë gjithashtu rikthehen në shkollë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re