Nga dritarja e banesës së tij ku po vuanin “arrestin e shtëpisë” prej 30 dhjetorit, Berisha i bëri thirrje Komisionit Evropian që të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, me qëllim që të hetohet çdo ndihme që jepet për vendin tonë.

Sipas Berishës “Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më poshtë se Vietnami komunist në zbatimin e ligjit dhe qëndron më ulet se Bjellorusia e Lukashenkos”.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve që ta vazhdojnë këtë betejë ‘si betejën e shpresës, si betejën e fitores, si betejën e Shqipërisë evropiane, si betejën e integrimit të Shqipërisë, si betejën e të ardhmes tonë’.

“Me paturpësinë më të madhe, me cinizëm ekstrem do deklaronte dje se problemi i madh, i tmerrshëm është ajo që BE jep për vendet të tjera dhe ajo që jep për ne.

Nuk ka paturpësi më të madhe. Së pari, duhet ta kemi të qartë çdo shqiptar, se Komisioni Europian i ka dhënë Shqipërisë këto 32 vite shumë miliarda euro, të cilat bëjnë më shumë se të gjitha ndihmat e të gjithë donatorëve të tjerë të marrë së bashku.

Komisioni Europian, këto ndihma i ka marrë nga taksapaguesit evropiane dhe të mos llogarisim këtu ndihmat e vendeve anëtare në marrëdhënie direkte.

Por Komisioni Europian konstatoi se ndihmat e tij për shqiptarët, i vidhte qeveria e Edi Ramës. Se ato ndihma përfundonin në jahte, përfundonin në hotele luksi, përfundonin në djegësa, në vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Natyrisht Komisioni Europian nuk mund të japë ndihmë për t’i vjedhur Edi Rama dhe qeveritarët e tij.

Ndaj dhe në emër të BE, i bëj thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë. Të hetojë fatin dhe destinacionin e tyre.

Të hetojë shkeljet flagrante të parimeve, kritereve dhe normave evropiane në Shqipëri, për të parë se Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më poshtë se Vietnami komunist në zbatimin e ligjit. Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më ulet se Bjellorusia e Lukashenkos”, tha Berisha ne fjalen e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re