Të “internuar” në sistemin komunist të “internuar” edhe në demokraci. Këta janë banorët e fshatit Shtyllas në Fier të cilët thonë se prej kohësh tashmë fshati i tyre është lënë jashtë vëmendjes së pushtetit vendor. Në këto ditë të nxehta problemi kryesor që ata i shqetëson është mungesa e ujit.

Që prej vitit 2012 në çesmat e tyre nuk ka ujë të pijshëm. Tubacionet janë të instaluara në këtë fshat por banorët thonë se pompa që u vendos për të furnizuar fshatin nuk e kreu kurrë këtë funksion.

Ata thonë se për të siguruar ujit për konsum kanë hapur puse , e ndërsa për ta pirë detyrohen ta blejnë. Të tjerë banorë thonë se për shkak të rritjes së cmimeve detyrohen të ujit ta marrin të ata gjitonë që kanë puse. Mungesa e kushteve minimale për të jetuar ka bërë që dhjetëra banorë të largohen . Nëse dikur fshati ka pasur 400 familje sot kanë mbetur 40.

Nuk kemi ujë të pijshëm, shyqyr kanë hapur komshinjtë ca puse na japin. Kurse për të pirë shkojmë e blejmë me lekë, 3 mijë lekë në ditë vetëm ujë të pijshëm. Këtu as doktor nuk ka nuk vjen askush këtu shkojmë në Levan që vizitohemi. Qendra shëndetësore u lye nga jashtë, uijë ska, drita ska, ska asnjë gjë. Kemi ngelur pak banorë. Dikur kanë qenë mbi 300 familje. Po të kemi rast urgjent për tu vizituar kemi ikur me taksi për tu vizituar”, u shpreh një grua.

“Nuk ka zona jonë ujë të pijshëm. Kush ka shpuar pus privat, vetëm ai ka ujë. E mbushim ujin me bidona për të larë, kurse për të pirë e blemë. Gjithë jetën ka qenë problem për ujë. Shteti na ka harruar”, u shpreh banori i zonës.

“Këtu ska patur kurrë ujë të pijshëm. Uji derdhet në përrua dhe në fshat nuk vjen. Nuk ka ujë të pijshëm e kemi zgjidhur duke blerë. Fatura e ujit nuk vjen fare sepse nuk kemi ujësjellës. Që në kohën e Enver Hoxhës fshati ynë e ka pasur shumë problem ujin. 3 mijë lek ujë dita i duam unë jam vetëm me gruan, plus cfarë blejmë pastaj për të larë”, tha një i moshuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re