Pak ditë më parë në media dolën disa përgjime që mund të rëndojnë akuzat e Hermes Nikaj, i njohur si “Zogi i Tironës” në rrjetin që vepronte në Tiranë.

Në përgjime përveç bisedave të gjetjes së vajzave, përfshihej edhe
shitblerja e votës, ku është përmendur edhe emir I gazetares së njohur
Dajana Shabani.  Ajo i kërkonte “Zogut”, të votonte dhe do t’i jepte 20
mijë lekë.

Shabani reagoi ditën e djeshme në media, duke thënë se ajo nuk ka
folur asnjëherë për blerje votash, dhe se Zogun e Tiranës e ka vetëm
koleg. Ajo kërcënonte me padi gazetarët që kishin publikuar lajmin, duke
thënë se me ta do të merrej vetëm avokati i saj.

Pas kësaj gazetari Elton Qyno, ai që ka publikuar dhe dosjen, ka
reaguar ndaj moderatores, dhe i kujton asaj që ka materiale dhe më të
rënda, që ende nuk janë bërë publike.

Qyno shprehet se pjesë e këtij rrjeti në Tiranë janë edhe dy gazetare të tjera, të cilat të paktën deri më tani nuk kanë reaguar.

Postimi i plotë i gazetarit:

Me kete avokatin me trembi shume kjo gazetarja. Kjo duhet te jape
sqarime se kush ja kerkonte me doemos mbledhjen e votave,te cilat kjo
duhet ti raportonte ne nje shtab elektoral.

Kjo betohej ne pergjim edhe per gocen e saj,se personat qe votonin
verifikoheshin nese kishin votuar apo jo. Kjo e donte me cdo kusht voten
e Zogut,madje dhe te grupit te gatshem qe mbante Zogu me vete.

Por Zogu ate dite te 30 qershorit nuk kishte nge te merej me grupin e
gatshem,se nese do merej do kerkonte perqindjen e tij tek Dajana per
cdo vote qe do hidhnin ne kuti grupi i gatshem. Kjo “gazetarja” thote se
biseda ka qene batute e paster qe e kane bere live ne emisionin e tyre
te mengjesit,nderkohe ne dosjen qe une kam me rezulton se biseda mes dy
bandilleve eshte zhvilluar ne 30 qershor 2019 ne oren 16:46 te pasdites.

Emisioni i ketyre transmetohej pa dhjere qente ne ora news,ne pike te
sabahut. Plus OraNews ate dite zgjedhjesh, ka qene gjithe diten dhe
naten me trasmetim live dhe nuk ka pasur programacion per shkak te
mbulimit te zgjedhjeve ne kohe reale.

Tani miq bejeni vete analizen e deklarates se kesaj.Goce,nuk ka
prokurori se duhet te ishe tjeter vend tani per te dhene shpjegime. Beje
vitin e ri e qete, dhe mos fol per avokate se nuk tremb njeri.Dosja ka
shume biseda,qe nese publikohen ste ben derman avokati nga portalet…

Gezuar Vitin e Ri 2020.

Sa per info ne dosjen qe kam nuk je vetem ti gazetare,jane dhe dy te tjera. Ato ende nuk kane folur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re