Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë ka folur në seancën plenare të parlamentit Evropian, ku fjalën e saj e ka nisur për mbështetjen e thellë që Evropa I ka dhënë në ditët më të vështira duke mundësuar krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Ajo thekson se Kosova ka ecur përkrah me vendet Evropës dhe do të vijojnë të ecin për të mbrojtur vlerat deri në krijimin e një Evrope të bashkuar të lirë dhe në paqe.

Ndër të tjera ajo është shprehur se Evropa e ka mbështetur dhe vlerësuar ish presidentin Rugova, për mbrojtjen që ai I bëri popullit të Kosovës.

Evropa jo vetëm që ia kishte hapur dyert Presidentit Rugova, por kishte hapur zemrat dhe mendjet e saj për një popull të shtypur sistematikisht. Sot, duke qëndruar këtu në Strasburg, kam nderin të jem presidentja e parë e Republikës së pavarur të Kosovës që do të flas para Parlamentit Evropian, për t’ju falënderuar për kontributin e pamasë dhe të vazhdueshëm që ky institucion ka dhënë për lirinë, demokracinë tonë dhe pavarësinë”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera Osmani ka theksuar se të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian.

Gjithashtu presidentja e Kosovës ka theksuar rëndësinë që të qëndrojnë të bashkuar ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Liri, pavarësi, demokraci, këto janë tre fjalë të rëndësishme që janë theksuar me zë të lartë nga ish presidenti Rugova. Kosova sot është e lirë e pavarur, dhe flakadan i demokracisë.  25 vite më parë në Stranburg presidenti Rugova është ndërtuar nga Parlamenti Evropian, dhe u prezantua si njeri që është zëri I një populli. Rugova e mori titullin si person për luftën për liri.

Në AND tonë janë të ngulitura vlerat e evropianëve, janë ato që na frymëzuan në të shkuarën tonë dhe në të ardhmen. Të nderuar deputetët të Parlamentit Evropian Kosova qëndron si testament i qëndrueshmërisë së forcës së qytetarëve të saj në mbështetje të aleatëve.  Ekzistenca e vendi tonë tregon se çfarë tregon të qëndrosh në krahun tuaj dhe çfarë mund të arrijë demokracia ndaj atyre që luftojnë për drejtësi. Kur ne të gjithë sëbashku qëndrojmë kundër tiranisë, diktaturës dhe gjenocidit, si evropianë, lulëzon liri,  përforcohet demokracia, barazia vihet në jetë presporiteti vihet në jetë. Jam e bindur se i njëjti unitet euroatlantik do ta mbështesë Ukrainën deri në fund. Uniteti Evropian ka qenë historik, por duhet që të shkojmë më tej për fitoren e Ukrainës dhe paqen e drejtë”, ka thënë ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re