Pedagogu Arlind Qori ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku ka folur për problematikat që kanë universitetet publike në vend, ndërsa në Tiranë pritet të zgjidhen drejtuesit e rinj. Qori thotë se qeveria ka vendosur zhvillimin sa më parë të zgjedhjeve sepse do të favorizojë njerëzit e saj, ndërsa shton se afati i përcaktuar është përtej çdo parashikimi, duke qenë se një pjesë e pedagogëve kanë marrë pushimet.

Pedagogu tha se brenda ambienteve të universitetit janë një grup bajraktarësh që kanë poste drejtuese, disa për të cilët përfshirë rektorë dhe dekanë kanë harruar të japin mësim pasi ndryshojnë vendet me njëri-tjetrin nëpër postet drejtuese.

Qori tha se studentët duhet të jenë përcaktues në zgjedhjen e personave që do të drejtojnë universitetin, duke denoncuar faktin se pedagogët blihen kafeneve me kompromise dhe favore.

“Vendimi i fundit i qeverisë është ngulja e gozhdës së fundit në arkivolin e demokracisë së universiteteve. Nuk ju intereson që zgjedhjet në universitete të jenë serioze, të bëheshin takime, debate, të zgjidhej më i miri. Qeveria ka dashur ta bëjë shpejt, për të mbështetur mbase kandidatët e saj. Pse jo të bëheshin një palë zgjedhje me të cilën edhe me diskriminimin e arsimit të lartë por duhen bërë tani që një pjesë një pedagogëve do të jenë me pushime. Pedagogu ka 90% të peshës së votës, studentët kanë vetëm 10%.

Janë disa bajraktarë në universitete, pedagogë dekanë rektorë. E vetmja mënyrë që do të ishte zgjedhje serioze, të ishin studentët bashkëpërcaktues të atyre që zgjedhin drejtuesit. Ta fitosh votën kafeneve, shkon i thua do kandidoj për këtë gjë nëse më voton do marrësh këto orë shtesë, këto lëndë shtesë, do marrësh këtë gradën etj. Ta kërkon votën ai që të merr në punë. Imagjinoni këtyre 70 vetave të shtohen votat e 2 mijë vetave, që nuk ke çfarë ju premton, e vetmja zgjidhje do ishin zgjedhjet e mirëfillta, integrimi i studentëve, se atyre ju intereson më shumë një universitet i mirë. Janë shumë dhe të pavarur nga zyrtarët e lartë të Universitetit. Nuk i intereson kjo qeverisë, nuk ju intereson këtyre bajraktarëve.

Është një lloj miniature e një shoqërie feudale. Janë disa të pushtetshëm që kanë lidhje me politikën dhe e trajtojnë universitetin si çiflig. E vetmja që mund ta sjellë janë studentët dhe një pjesë e pedagogëve.Po të ishin të integruar studentët, puna në universitet do të ishte më e mirë. Nuk ka gjë më të shëmtuar se zgjedhjet në universitetet publike. Kam që në 2005 pedagog në asnjë palë zgjedhje nuk janë bërë debate dhe shpalosje program mes kandidatëve. Në shumë raste nuk ka pasur program. Ne kemi sot në krye të universitetit të Tiranës, njerëz që kanë harruar të japin dhe mësim, kështu janë rektorë, dekanë etj, se janë mësuar në pushtet, ndryshojnë vendet”, tha Qori.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re