Nga: Hoxhë Alban Gorishti

Para dy ditësh në një prej institucioneve më të rëndësishme të myslimanëve Shqiptarë, KMSH, u mblodh këshilli i përgjithshëm i këtij komuniteti në një mbledhje (sikurse edhe funksionimi i këtij institucioni të dominuar nga sekti gylenist) “blic” pra të paanonciuar kohë më parë. Pasi hodha një vështrim të shpejtë në fotot e post eventit, pashë njerëz që nuk i njihja për ndonjë kontribut të veçantë unifikues apo religjoz, por gjithsesi ishin këto vota të paçertifikuara unanimisht që miratuan, abroguan apo zgjodhën vendime të rëndësishme për muslimanët e këtj vendi. Ky Iloj manifestimi më solli ndërmend ilegjimitetin unanim të këtij institucioni të vendosur me ryshfete, manipulime, abuzivizma para dhe paszgjedhorë etj ,por në thelb me një manifestim të jashtëzakonshëm ilegjitimiteti unanim, edhe pse sot votohet nga një grumbulli i pakët njerëzish dhe forcash okulte por edhe të tjerë që rolin e servilit doktrinor e kanë kthyer në karakter personal, duhet thënë se ky institucion në thelb është pengu më i madh i unanimitetit doktrinor të muslimanëve shqiptarë, një pakicë antidoktrinore e cila zgjedh, vendos, amendon rregulla dhe menaxhim për pjesëmarrjen e muslimanëve brenda këtij institucioni.
Kjo më kujtoi faktin se Kurani, të cilin ata e lexuan në hapjen e këtij aktiviteti, karakterizohet nga një unanimitet absolut i muslimanëve në kohë dhe hapësirë, po ashtu më kujtoi konsensusin moral të kahershëm që ky Iibër përcjell, si dhe më kujtoi po ashtu pikërisht për shkak të këtyre arsyeve të kahmotshme, mundëinë e abuzuesve në minorancë për të folur dhe përcjellë në emrin e këtij libri “legjimitetin” e institucioneve të tyre ilegjitim. Nëse libri që kemi në duar përmban padiskutueshmëri universale, origjina dhe degëzimet e këtij institucioni që na udhëheq (pra gylenistët si devijant brenda këtij institucioni) përfshijnë Iokalizma abuziv të sektarizmave me prejardhje ezoterike.
Nëse në Islam Zoti na përmend se cili duhet të jetë emëruesi i përbashkët i muslimanëve ku Ai thoté: çështja e besimtarëve është konsultim midis tyre”, kryesia gyleniste dhe nënpunesit e tyre e kanë kthyer këtë institucion në vendime dhe statuse okulte ku vendimmarrjen e shumicës e kontrollojnë një apo dy veta dhe jo shumica siç e thekson edhe Kurani… Nëse në islam ekziston sistemi i zgjedhjes së prijësve dhe kjo ka të bëjë me termin J>JT, pra të zgjedhësh në mënyrë të pavarur, sistemi i zgjedhjes në rrjetin gylenist që ka pushtuar kmsh e ka shndërruar këtë në një bindje se të zgjedhësh nuk do të thotë rimendim për një pozitë por imponim i detyrueshëm nga minoranca në pozitë dhe pranim pafjalë nga të tjerët.

Po ashtu Allahu në një ajet tjetër e urdhëron të dërguarin e Tij duke i thënë: Dhe konsultohu me ta në çdo çështje”, ndërsa konsultimi me masën intelektuale të muslimanëve medoemos kërkon që prijësi më pas të ndërrojë qëndrim nëse qëndrimi i tij nuk është i qëlluar. Ndërsa kënaqësia e shumicës së besimtarëve tërheq mbi veten edhe kënaqësinë e të Lartit Fuqiplot.
Kur Aliu u propozua si prijës pas vrasjes së Uthmanit përmendi këto parime si domosdoshmëri e zgjedhjes së tij duke
thënë: me té vérteté zgjedhja ime nuk duhet të bëhet e fshehtë (pra jo nëpër skuta dhe as duke urdhëruar apo shantazhuar me telefonata “okukte”)dhe nuk duhet të amendohet vetëm pasi muslimanët përgjithësisht të jenë të kënaqur. Pér kété i Dérguari i Allahut ka thënë:
Ai i cili favorizon një njeri prej një grupi duke e ditur se po prej tij ka të tjerë që ndoshta Allahu èshtë më i kenaqur me të i tilli ka tradhtuar Allahun dhe të dërguarin e Tij”. Ndérsa siç ka thënë në një hadith tjetër: “Ai i cili na mashtron nuk është prej nesh”.

Ndaj mos harroni se unanimiteti nuk fitohet as me seanca ku recitohet Kurani dhe as me kuvende ku deligjitimohet
unanimiteti doktrinor i shumicës. Mos harroni se nuk është kurrsesi e barabartë tek Zoti prijësia e dikujt me lutje dhe besimin e ndjerë të besimtarit më të thjeshtë. Për këtë Allahu thotë: “A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi Allahut dhe Ditës së Fundit, dhe që luftoi në rrugën e Allahut? Jo, ato nuk janë të barabartë tek Allahu. Popullin mizor nuk e vë në rrugë të drejtë Allahu” Teube: 19

Ndaj ia ktheni muslimanëve vendimmarrjen dhe vlerësoni uanimitetin në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me të gjithë…. ndoshta edhe me ju ilegjitimët e përkohshëm.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re