Deputeti demokrat Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, është ndaluar te një çështje me rëndësi, ajo e ilaçeve, ku thotë se në vendin tonë kanë çmime më të larta se shumë vende të BE-së dhe se tregu dominohet nga medikamente të origjinës së pasigurt.

Shehu thotë se, pengimi i ardhjes së medikamenteve të kompanive perëndimore, të certifikuara nga EMA dhe mos vendosja e tyre në listën e rimbursimit, po bëhet në mënyrë të qëllimshme nga politikat farmaceuktike klienteliste.

Sipas deputetit, kjo sjell mbushjen e tregut me ilaçe të origjinës së pasigurt, çmime të larta të tyre dhe stimulon kontrabandën.

Ai gjithashtu ka publikuar foto të disa medikamenteve, të cilat nga fotot tregojnë se në Itali shiten me ½ e çmimit në Shqipëri.

 

Postimi i Shehut:

Te keq mjekuar dhe te vjedhur!

Ne Shqiperi, ne farmaceutike ka dy fenomene tejet negative:

1- Cmimet e medikamenteve “te sigurta” jane shume me te larta se ne vendet e BE.

2- Tregu dominohet nga medikamente te origjines “se pa sigurte”!

Ne menyre te qellimeshme pengohet ardhja e medikamenteve te kompanive perendimore, te certifikuara nga EMA, pra “te sigurta”.

Qofte duke mos u vendosur keto ne listen e rimbursimit, qofte edhe duke mos zbatuar parimin “liberalizim i kontrolluar” ne procedurat e importit.

Kjo sjell mbushjen e tregut me medikamente te “origjines jo te sigurte”, si dhe cmime te larta per ato te pakta te “sigurtat”.

Kjo stimulon edhe “kontrabanden” e ketyre te fundit.

E nxitur nga politikat e gabuara e korruptive te shtetit, qe favorizojne medikamentet me “origjine jo te sigurte”, kur duhejte ndodhte e kunderta!

Dy shembuj:

–Ung. Locoidon, certifikuar nga EMA, ne Itali shitet 7,9 E tubeta.

Ne Shqiperi i njejti prodhim italian kushton 1630 leke, pra mbi dy here me shume.

Pa llogaritur ketu qe ne Itali e merr gratis nga rimbursimi.

–Nje medikament tjeter „i sigurte“ psh. Daktarina, qe vinte nga Italia prej kompanise Janssen, prej muajsh eshte zhdukur nga qarkullimi.

Dhe eshte zevendesuar ne treg nga prodhimi serb Daktanol.

Tashme terheqja e kompanive te medha Perendimore eshte nje fenomen i gjere, per shkak te politikave te mbrapeshta ne Shqiperi.

Duke mbushur tregun me prodhime lindore, apo vendase te pa certifikuara nga EMA.

Ne nje kohe qe ne duhet te stimulojme ne tregun tone medikamentet e certifikuara nga EMA dhe qe qarkullojne ne vendet kryesore te BE.

Fatkeqesisht e kunderta ndodh ne shumice ne vendin tone, qofte me cmimet e medikamenteve, qofte me origjinen e tyre.

Pra shqiptareve u ofrohen medikamente:

1-Me cmime shume me te larta se psh ne Itali per ato “te sigurtat”.

2-Ose medikamente te origjinave “jo te sigurte”, me te cilat eshte mbushur tregu.

Kjo eshte nje “politike” farmaceutike kokeposhte, klienteliste, krejt e kundert me cilesine e mjekimit e nevojat e financat e qytetareve.

Qe ne analize te fundit rrit ndjeshem edhe per shtetin koston reale te mjekimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re