Skip to content

“Të këshilloj të ndjekësh mendjen e jo zemrën”, Çollaku ironizon me Ramën: Pse nuk ka folur ende ‘lideri’ i OSBE-së për vjedhjen e zgjedhjeve në Bjellorusi

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, përmes një statusi në rrjetin social facebook ka ironizuar me kryeministrin Rama. Çollaku i kujton Ramës se si kryetar i radhës për OSBE-në duhet të reagojë në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve në Bjellorusi dhe dhunimin e opozitës nga filosovjetiku Llukashenko.

Postimi i plotë i Çollakut: Kryeministri Rama njekohesisht dhe kryetar i radhes i OSBE ende nuk ka denuar grabitjen e zgjedhjeve dhe dhunimin e opozites nga diktarori filosovjetik Llukashenko ne Bjellorusi.

Ne fakt duhet keshilluar te ndjeke mendjen e jo zemren, se po ndoqi te dyten i pershendet.

/faxweb