David Wisner, i ngarkuari me Punë në Ambasadës e SHBA-ve në Tiranë, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Panorama ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë kundër aktorëve të korruptuar.

Wisner është shprehur se edhe pse nuk mund të tregojnë paraprakisht sanksionet që SHBA do të ndërmarrë ndaj zyrtareve shqiptar, u shpreh se nuk do të tolerohet askush që mbush xhepat dhe nuk u shërben qytetarëve.

“Ndonëse nuk mund të tregojmë paraprakisht sanksionet tona, Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë kur aktorë të korruptuar kërkojnë të mbushin xhepat e tyre, t’u shërbejnë interesave të tyre, e të përfitojnë nga korrupsioni në kurriz të qytetarëve të zakonshëm”, u shpreh Wisnder për ekskluzivisht për Panorama.

“Panorama”: Sekretari Blinken ka shpallur “non grata” 4 politikanë dhe ish-funksionarë shqiptarë në zbatim të Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Biden për sanksione ndaj të korruptuarve në Ballkanin Perëndimor. A do të vazhdojnë këto sanksione ndaj individëve të tjerë të korruptuar në Shqipëri?

I ngarkuari me punë Wisner: Ndonëse nuk mund të tregojmë paraprakisht sanksionet tona, Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë kur aktorë të korruptuar kërkojnë të mbushin xhepat e tyre, t’u shërbejnë interesave të tyre, e të përfitojnë nga korrupsioni në kurriz të qytetarëve të zakonshëm. Presidenti Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv në qershor 2021 duke deklaruar se kushdo që kërcënon paqen, sigurinë, stabilitetin, ose integritetin territorial të ndonjë hapësire në Ballkanin Perëndimor do t’u nënshtrohej sanksioneve të SHBA.
Shtëpia e Bardhë e ka theksuar në mënyrë të përsëritur që korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë. Korrupsioni pengon rritjen ekonomike, i lehtëson gjërat krimit të organizuar dhe minon demokracinë. Kemi parë sanksione të SHBA në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në nëntor, disa individë dhe ente u sanksionuan nga Departamenti i Thesarit i SHBA për korrupsion dhe për mundësimin e ndikimit dashakeq në rajon.

 

LEXO INTERVISTEN E PLOTE
Ekskluzive/ “Krenarë që mbështesim SPAK, po i vjen fundi pandëshkueshmërisë”- David Wisner: Sanksionet ‘non grata’ për të korruptuarit do të vazhdojnë

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re