Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha nga Elbasani se duhet të krijohen premisat për një zgjim qytetar. Pas takimit që kreu i PL zhvilloi me strukturat e kësaj force politike, u shpreh se këshillat bashkiakë të opozitës duhet të garantojnë transparencën dhe të bëjnë presion ndaj bashkive.

Sipas Ilir Metës, korrupsioni është prioritet i parë i kësaj qeverie.  Kreu i PL solli në vëmendje edhe raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, ku sic tha ai janë përdorur burimet shtetërore, administrata publike dhe të dhënat personale.

“Jam i bindur se duke ecur me këtë axhende që ju keni për të rivendosur llogaridhënien në këshillat bashkiake, përmes iniciativave që keni marrë deri tani për të rritur transparencën, për të rritur kontrollin me të gjitha mundësitë mbi kryetarët e bashkisë në interes së mbrojtjes së taksave të qytetarëve dhe për të denoncuar të gjitha fenomenet e korrupsionit që janë sic dihet në nivelin qendror dhe atë vendor.

Unë besoj se ashtu sikurse grupi ynë në bashkinë e Tiranës po thyen muret e censurës edhe në Elbasan do bëjmë një ndryshim të rëndësishëm që të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe të rritet presion publik për të garantuar transparencë maksimale.

I dimë të gjithë ato fenomenet aq minuese të procesit zgjedhor të cilat i ka përshkruar edhe misioni i OSBE ODIHR që nga përdorimi skandaloz i burimeve shtetërore, përdorimi i administratës publike, i të dhënave personale, kontrolli i votës e shumë fenomene të tjera që qytetarët i ndeshën në realitet.

Prandaj zëri juaj nuk është i barabartë me zërin e këshilltarëve të tjerë. Është një zë që do vijë duke u forcuar për të krijuar premisat për një zgjim qytetar. Korrupsioni është prioriteti i parë i kësaj qeverie. Besoj se të gjithë së bashku i kemi mundësitë për të dhënë alternativën tonë, jo vetëm në këshillat bashkiake, por edhe në raport me qytetarët”, tha nder te tjera Ilir Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re