Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajn dhe heqjen e mandatit të tij nga Kuvendi.

Lala për ‘Open’ tha se Ahmetaj ka udhëtuar një javë më parë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është kthyer dhe është larguar sërish.

“Ahmetaj ka udhëtuar drejt një vendi të Bashkimit Evropian të premten. Ka qenë një javë më herët po ashtu në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Është kthyer dhe ka udhëtuar sërish jashtë vendit të premten e kaluar. Ka dalë nga territori por nuk e di vendin ku ndodhet, nuk do të thotë që ai një ditë mos të kthehet. Si njeri i pushtetshëm nëse do të donte të përballej në Këshillin e Mandati mund të kthehej. Uroj mos të zgjedhë rrugën e largimit pasi ka mbajtur poste të rëndësishme, të japë shpjegime dhe prova, largimi e bën njeri të dyshuar dhe merr me vete barën e fajtorit. Policia deri më sot nuk ka pasur arsye ta kontrollojë, më lë një shije të hidhur gjithë kjo”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re