Skip to content

Të kthyerit e 14 ditëve të fundit nga Italia, Rama: Ju kemi adresat, do ju trokasin në derë për të verifikuar vetëizolimin

Kryeministri Edi Rama ka siguruar se Policia e Shtetit ka adresat e gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit.

Ai bën me dije se Policia ka adresat e tyre, numrat e telefonit si dhe do të trokitet në dyert e tyre për t’u sigurara se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor.

Ndër të tjera Rama shkruan:

“Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga italia në 14 ditët e fundit. Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre

Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor

Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!

Frikë aspak, kujdes po!”, nënvizon Rama. (TemA)