Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, në një deklaratë për mediat ka kërkuar prezencë të forcave të policisë në qendrat e votimit, Himarë për të siguruar një proces zgjedhor të sigurt.

Dule tha se kandidati i PS po ushtron presion dhe ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit, ku tha se këta të fundit dëshirojnë të ‘krijojnë’ dhe tensione në këto zgjedhje.

“Kandidati i PS po ushtron presion duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identiteti, duke ushtruar presion në hyrje të qendrave të votimit. Kemi tentuar të komunikojmë me policinë e shtetit, pas sukës. Në shumicën e qendrave të votimit nuk ka prezencë të policisë, ndërkohë e kanë detyrim deri në mbyllje të procesit. Situata nuk duhet të tensionohet, kërkojmë proces të qetë dhe të sigurt në Himarë. Ata që kanë arrestuar dhe mbajnë peng kandidatit tonë, Edi Rama është ai që dirigjon këto tensione. Nuk po marrim përgjigje nga ana e policisë, duhet të zbatojë ligjin. Ne jemi duke ndjekur ligjin, të largohen të fortët nga Himara”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re