Disa thënie të thella që do ju bëjnë të mendoheni

Të lëndosh dikë, është si të hedhësh një gur në det, por a e di se sa larg mund të shkojë ai gur?

A do e pëlqeje veten tënde, nëse do e takoje diku?

Merr një pjatë dhe hidhe përtokë.

A u thye?

Tani thuaji “Më vjen keq”.

– Ok, i thashë.

A u bë sërish ashtu siç ishte para se ta hidhje?

E kupton tani?

Të lëndosh dikë, mund të jetë po aq e kollajtë sa të hedhësh një gur në det. Por ti nuk e di asnjëherë se sa thellë do të shkojë ai gur.

Kur lexojmë, nuk biem në dashuri me dukjen e personazheve. Biem në dashuri me fjalët, mendimet dhe zemrat e tyre. Biem në dashuri me shpirtin e tyre.

E keni vrarë ndonjëherë mendjen se cila gjë dhemb më shumë? Të thuash diçka dhe të urosh, ah sikur të mos e kisha thënë? Apo të mos thuash diçka, dhe të urosh, ah sikur ta kisha thënë?

Eshtë e dhimbshme se si, njerëzit për të cilët je gati të marrësh plumbin, janë pikërisht ata që shkrepin këmbëzën.

Jeta është si një piano. Tastat e bardha janë përfaqësojnë gëzimin dhe të zezat dhimbjen. Por teksa shkoni përpara në jetë, mos harroni se edhe tastat e zeza bëjnë muzikë.

Shenja e inteligjencës është që gjatë gjithë kohës ngre pyetje. Idiotët janë të sigurtë për çdo gjë që bëjnë në jetë.

Mos u kap pas një gabimi vetëm sepse kalove shumë kohë duke e bërë atë.

Një gënjeshtër mjafton për të vënë në dyshim gjithë të vërtetat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re