20 shkurt – Në bibliotekën “Vexhi Buharaja” nisi sot projekti “Të lexojmë një përrallë”, ku çdo javë një person publik do të lexojë për fëmijët e kopshtit, apo klasës së parë, njē përrallë.

Në një atmosferë entuziaste dhe ndërvepruese me fëmijët e dy kopshteve, Uznovës dhe “10 Korrikut”, kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, lexoi disa pjesë nga libri enciklopedik për fëmijë “Vështro botën përreth. PËRSE?”

Fëmijët e kopshteve ndoqën gjithë kërshëri fragmentet e lexuara.

Biblioteka publike “Vexhi Buharaja” vijon të ngjallë interesin e çdo moshe, por ata që e frekuentojnë më shpesh janë nxënësit e shkollave dhe studentët. E gjitha kjo falë ndryshimeve infrastrukturore që janë bërë në këtë bibliotekë, fondit të saj të pasur dhe përkushtimit të përditshëm të punonjësve të saj./k.s/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re