Mësuesja rumune dhe autorja e romaneve për fëmijë Adriana Iliescu ishte 66 vjeçe kur lindi vajzën e saj Eliza në 2005.

Ky është rasti që tronditi opinionin botëror në atë kohë, pasi asnjë grua nuk kishte lindur kaq vonë.

Rekordi i saj u thye më vonë nga gra të tjera, më e vjetra prej të cilave ishte indiania Mangayamma Yaramati, e cila lindi binjakë në vitin 2019 në moshën 73-vjeçare.

Por duke qenë se ishte e para, Adriana e gjeti veten në shënjestër të kritikave nga publiku, por edhe nga shoqatat fetare. Të gjithë debatuan për etikën e trajtimit IVF tek gratë e moshuara.

Domethënë, Adriana edhe pse mbarti dhe solli në jetë Elizën, ajo nuk e ngjiz vetë. Domethënë, Eliza erdhi në botë falë vezës dhe spermës së dhuruesit.

Pavarësisht kritikave, Adriana pranoi se po mendon për një fëmijë tjetër.

 “Edhe pse jam 72 vjeç, ndihem sikur jam 27, kam kaq shumë energji… Edhe pse kur jam i lodhur, unë ndihem sikur jam 37 vjec…Ka mundësi mjekësore të lind një fëmijë tjetër. Tani për momentin në Angli po bëhen analiza të tilla tek femrat, pra është mëse e mundur dhe e arritshme. Jam e shëndetshme dhe ndihem mirë. Nuk pi duhan, nuk pi alkool. Kështu që do të doja të lindja një fëmijë tjetër në të ardhmen, por nuk kam arsye të nxitohem”, tha Adriana gjashtë vite pas lindjes së Elizës.

Eliza sot është 18 vjeçe, ama pa baba. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re