Disa prej zyrtarët e lartë shtetërorë në Kosovë ngjajnë se kanë lindur me këmishë. Ata plot pagave të majme, marrin edhe pensione nga buxheti i shtetit.

Deputetët Bekim Haxhiu i PDK-së, Anton Quni i LDK-së, Enver Hoti i NISMA-s e Shkumbin Demaliaj i AAK-së, përveç se kanë deklaruar pasuri qindra-mijëra euroshe në formularët e pasurisë së Agjencisë Kundër Korrupsionit, ata marrin edhe pensione.

Deputeti Haxhiu merr tri paga dhe një beneficion invalidor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej 3 mijë e 825 eurosh. Paga e tij vjetore nga Kuvendi shkon në 16 mijë e 612 euro, shkruan “Zëri”.

Ky deputet merr pagë sekondare në Universitetin e Prishtinës 3 mijë e 224 euro, si dhe 1 mijë e 624 euro si ligjërues në kolegjin “Rezonanca”.

Sikur Haxhiu përfitime thuajse të ngjashme gëzon edhe deputeti i LDK-së Anton Quni. Mbi 400 mijë euro është vlera e pasurisë së tij, ku përfshihen banesa, shtëpia, lokali afarist e oborri.

Çuni ka deklaruar edhe dy vetura, një të tipit “BMË X5” 8 mijë euro, si dhe një “Mercedes” 3 mijë euro nën pronësi të fëmijëve. Ai paguhet 21 mijë euro në vit nga Kuvendi.

Por, pavarësisht kësaj page ka deklaruar të jetë edhe përfitues i një pensioni të TMK-së prej 3 mijë e 468 eurove.

Deputeti i NISMA-s, Enver Hoti përveç pagës si deputet 22 mijë e 523 euro, merr edhe pension vjetor në vlerë 2 mijë e 634 euro.

Shkumbin Demaliaj i AAK-së, përveç pagës mujore si deputet merr edhe 3 mijë e 828 euro pension invalidor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re