Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Hoxha u shpreh se Hoxha ka dhënë 3 vendime për uljeje dënimi për Indrit Doklen brenda një dite. Gjithastu, Hoxha shprehet se për t’u liruar nga burgu, ato që kanë bërë vrasje, paguajnë nga 500 mijë deri në 1 milionë euro.

Është përgjuar 6 muaj gjykatësja, zyra e avokatit, sekretarja, psikologu dhe i gjithëe sistemi. Gjyqtarja ishte firma e fundit e një dosjeje që fillonte nga juristi i burgut. Një goditje që i është dhënë sistemit që nga sot jeni të monitoruar. Vetëm për rastin e Indrit Dokles janë dhënë 4 vendime. I ka ulur 2 vjet fillimisht. Pas 2 vjetëve të tjera që u bënë 4, i uli 1.7. Ka marrë 3 vendime brenda një dite. Është i gjithë sistemi i korruptuar. Si ka mundësi që nuk reagonte njeri pasi kjo bënte këto vendime.

Të lirosh një të dënuar për vrajse e dimë sa janë pazaet. Fillojnë te 500 mijë euro dhe shkojnë më tej, ata që janë dënuar me vdekje. Shkon dhe 1 milionë euro në gjykatën e lartë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb