Skip to content

“Të luftojmë diktaturën”/ Aleanca për Teatrin sot pasdite në protestë

Sot pasdite, në orën 16:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të protestojë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca u bën thirrje qytetarëve që të dalin për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Sot nuk do të protestohet për teatrin, pasi ai iku, por për të luftuar diktuarën, që sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit qeveria tregoi me shembjen e pabesë të godinës.

Protesta e artistëve dhe qytetarëve do të mbështetet edhe nga PD e LSI, të cilat u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre por dhe gjithë qytetarëve t’i bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe luftuar tiraninë e vendosur nga Rama.

Vendimi i opozitës u morr në orët e vona të mbrëmjes së 17 majit, pas mbledhjes në selitë e tyre. Madje Basha premtoi se do të rindërtojë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte kur PD të qeverisë. Opozita nuk do të jetë organizatore e këtyre protestave por vetëm mbështetëse.