Mund të duket e pabesueshme, por një kurë “magjike” me djathë rugove ka rezultuar tepër pozitive për kancerin.

 

Këtë e vërteton Shqipe Bajçinca Brestovci, një pedagoge nga Prishtina e cila u diagnostikua me këtë sëmundje të rëndë rreth dy vite më parë. E ftuar në emisonin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ajo tregoi se këtë mënyrë kurimi ia tregoi Fitie Nikqi, shoqja që bëri në bjeshkët e Rugovës ku fillimisht shkoi për të ecur në natyrë. Por si e zbuloi kjo e fundit rëndësinë e djathit?

 

“Unë dal çdo vit në bjeshkët e Rugovës. Kanë ardhur një familje me një fëmijë të vogël nga Norvegjia dhe kanë kërkuar djathin me hirrë taze. Ata pyesnin për çimin që ta merrte fëmija, por unë I thashë merreni dhe provojeni, I kishte thënë doktori në Norvegji për problemet me rruazat e kuqe të gjakut. Ai doctor është shqiptar, që punon atje. Dy ditët e para fëmija nuk e hante djathin por më pas e kërkonte, ishte 7 vjeç dhe prej atij momenti kushdo që ka nevojë mund të vijë të marrë”, tregoi Fitia.

 

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi në lidhje me përgatitjen e këtij djathi ajo u shpreh:

 

“Duhet me mjel lopën, merr qumëshitin dhe e bën kos. Më pas nxjerr djathin dhe hirrën. Shqipja që ka pasur shumë nevojë ka marrë djathin dhe hirrën.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re