Të infektuarit me sëmundjen e HIV-AIDS ndihen të paragjykuar nga shoqëria. Këtë rrëfen edhe i intervistuari nga Vizion Plus, i cili tregon se e ka fshehur sëmundjen për shkak të diskriminimit.

 

“Në 2018 mora vesh që kam këtë sëmundje, shkova në spital dhe pas disa ditëve më dhanë dokumentet për kemp. Bashkëjetoja me një grua edhe më thotë të vish të bësh analizat në spitalin infektiv, dola pozitiv. Pasi mora përgjigje, u preka. Në shoqëri ndihem i persekutuar, nuk mund të punoj asgjëkundi, pa ndihmë, pa gjë. S’me ndihmojnë dot fëmijët mua, se ato nuk e dine, as gjë. Dihet që në shoqërinë tonë ka paragjykime.”

 

Në ditën ndërkombëtare kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, mjekët vënë theksin në rëndësinë e parandalimit nga infektimi. Në spitalin infektiv gjatë këtij viti janë trajtuar rreth 80 pacientë, ndër to një fëmijë i cili e ka marrë sëmundjen nga nëna.

 

ARJAN HARXHI

INFEKSIONIST

“Pacientët trajtohen me terapi antrivetrovirale që ofrohet nga klinika ambulatore, e cila pavarësisht pandemisë, pavarësisht se reparti i sëmundjeve infective i është dedikuar të prekurve nga COVID, ka vazhduar aktivitetin gjatë gjithë kësaj.”

Sipas eskpertëve të shëndetësië, SIDA ështe vdekjeprurëse nëse nuk zbulohet dhe trajtohet në kohë. Ndërsa për personat e infektuar, mbivendosja e virusit sars cov 2, sjell pasoja më të rënda për ta.

 

ARJAN HARXHI

INFEKSIONIST

“Ka dhe humbje jete, kemi pasur 8 raste që kanë humbur jetën këtë vit, ku 1 nga këto raste ishte një pacient me bashkëinfeksion, pra ka vdekur nga Covidi, gjë që tregon që ky grup është i prekshëm nga infeksioni. Mesazhi është që sa më herët diagnoza, aq më herët terapia, dhe aq më e suksesshme është ajo.”

 

Numri i personave të prekur nga HIV/AIDS të raportuar në spital është më i ulët krahasuar me një vit më pare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re