Jashtë radhe, pa sqarime dhe me urgjencë Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi në parim autorizimin e Bashkisë për nisjen e procedurave për VKM-në nr. 302 , që ka të bëjë me shkrirjen e ujësjellësve të rrethit të Vlorës (Vlorë, Selenicë, Himarë) në një ujësjellës të vetëm.

Pa relacion të prezantuar dhe vetëm 1 ditë pas mbledhjes së kryetarëve.

Zyrtarisht është hapur rruga për shkrirjen e ujësjellësve të jugut dhe bashkimin e tyre në një të vetëm. Edhe pse e gjithë procedura, funksionimi, cfarë pritet të ndodhë, nuk është e qartë as për ata që ngrenë kartonat e aq më pak për qytetarët.

Në sallë u kërkua sqarim nga Zyra Juridike e Bashkisë, për shkaj të mungesës së relacionit shoqërues.

E megjithatë këshilltarët nuk nguruan të votonin në unanimitet të plotë.

Të pyetur, vetë këshilltarët janë të paqartë e të painformuar se cfarë votuan.

Kështu, ndryshimet me urdhër të prerë nga Ministria e ujësjellësit për të kaluar vkm-në, u janë kërkuar këshilltarëve dhe këta të fundit vetëm një ditë më vonë e miratuan.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re