Kanë tejet kuptimplote fjalët e Besnik Mustafajit, këtë paraditë në ceremoninë e vënies së bustit të ish-kryeparlamentarit, të ndjerit Pjetër Arbnori, në sheshin e parlamentit.

“Sot, nëse do të ishte në sallë, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit, por gjithsesi do ta falenderonte për bustin”.

Ndërsa vetë Ruçi, me të cilin i ndjeri kurrë nuk u përplas në fakt, për sa e drejtoi parlamentin, kishte zgjedhur fraza alla Edi Rama për ta nderuar kujtimin e tij

“Me hapin e tij të lehtë e përkshoi këtë shesh i qetë por edhe i trazuar, i gëzuar por edhe i trishtuar, shpresëplotë por edhe i zhgënjyer por kurrë nuk i mungoi atij dashuria për njerëzit. Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur, dinjitoz dhe i respektuar, jeta vuajtjet ja derdhi lumë kurse lumturinë ja dha me kursim, ja dha me vonesë dhe ja mori shumë shpejt. Në drejtim të Kuvendit, Pjetër Arbnori mbeti njeri i dashurisë për njerëzit”, ishin fjalët e Ruçit.

Pjetër Arbnori konsiderohej një ndër “Mandelat” e komunizmit shqiptar me 25 vite burg. Ishte kryeparlamentar nga marsi ‘92 deri në ’97. Mbahet si modeli më i mirë i drejtimit të jetës parlamentare shqiptare. La pas thënien e famshme adresuar kundërshtarëve politikë: “ju nuk jeni socialistë, por specialist!”.      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re