
Këshilltaret socialist në Bashkinë e Tiranës kanë zhvilluar një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste ku kanë diskutuar për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë.
Mbledhja eshte drejtuar nga Kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino. Ne mbledhje eshte vendosur qe diten e marte ne oren 16:00 mbledhet keshillit bashkiak ku do të votohet shkarkimi i Erion Veliajt. Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
