Të  martën Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj do të  bëhen dy nënkryetarët e rinj të  Partisë Demokratike duke i dhënë fund procesit të  bashkimit.

Në  mbledhjen e Këshillit Kombëtar që  do të  zhvillohet pasditen e së  martës do të  miratohen disa ndryshime në  statut për ti krijuar hapësirë  grupit të  Gazment Bardhit të  hyjë  në  strukturat drejtuese të  PD.

Mësohet se në  statut do të  vendoset një nen sipas të  cilit kryetari i grupit parlamentar dhe nënkryetari i Kuvendit janë automatikisht nënkryetarë të  PD pa qenë  nevoja t’i nënshtrohen votimit. Ndërkohë që  kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare janë automatikisht anëtarë të  Kryesisë, sërish pa u votuar. Për shkak të  këtyre ndryshimeve në  kryesi do të  hyjë edhe Jorida Tabaku, megjithatë ajo vetë  nuk do të  marrë  pjesë  në  mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Si pasojë  e këtyre ndryshimeve, 15 anëtarë të  rinj hyjnë në  Kryesinë  e PD.

Por nëse i sheh me kujdes ndryshimet ato ngjajnë më  shumë  me zgjedhjet politike që  Lulzim Basha bëri brenda Partisë Demokratike e janë shume larg premtimeve të  liderit të  opozitës Sali Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit. Së  pari, nga ana formale PD po bëhet me 4 nënkryetarë dhe Kryesia me 52 anëtarë, po aq sa ishin në  kohën kur drejtonte Basha PD. Por ka disa ndryshime që  janë edhe më  thelbësore.

Sali Berisha pranoi ta katapultojë  grupin e Gazment Bardhit në  Kryesi pa u votuar. As Bardhi, as Gjekmarkaj dhe askush tjetër nuk do të  votohen të  martën, edhe për shkak të  pasigurisë se këtij grupimi  nuk do të  marrin miratimin e Këshillit Kombëtar. Por në  vjeshtën e vitit 2021 Sali Berisha akuzoi shpesh Lulzim Bashën për shkelje të  statutit e për zhdukjen e procesit të  votimit.

Për më  tepër në  Kuvendin e 11 dhjetorit të  vitit 2021, Bardhi, Tabaku, Rushaj e Alibeaj u shkarkuan nga posti i nënkryetarit të  PD pasi nuk ishin votuar në  Këshillin Kombëtar. Të  martën Sali Berisha do të  bëjë  të  njëjtin proces, do të  shtojë  2 nënkryetarë dhe 15 anëtarë në  kryesi pa i hedhur në  votë .

Në  këtë këndvështrim bashkimi i Partisë Demokratike tregon se pak gjëra kanë  mbetur ende nga kuvendi i 11 dhjetorit në  PD e drejtuar nga Sali Berisha./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re