Rruga “Hoxha Tasim” në Tiranë është gërryer totalisht nga kryerja e ca punimeve.

Banorët e lagjes të cilët kanë shtëpitë pranë janë mjaft të shqetësuar dhe po ashtu edhe ata që kanë bizneset pranë rrugës.

Qarkullimi i automjeteve dhe rruga e pashtruar ka krijuar pluhur përgjatë gjithë segmentit.

Një nga banorët e lagjes në një prononcim për Fax News tha se kanë prishur rrugën pa bërë asnë lajmërim dhe e kanë lënë në këtë gjendje prej ditësh, gjë që e bën të pamundur kryerjen e aktiviteteve të përditshme si pluhuri që dëmton shëndetin.

“Na thanë që do lajmërojnë punimet por nuk thanë a do fillojnë apo do ndërpriten punimet, Nuk ka asnjë tabelë, bëjnë sipas qejfit. Jam taksapguese e rregullt dhe normalisht shteti duhet te respektojë punën time, nga se ta mbaj më parë maskën, nga Covid apo nga pluhuri.

Kemi një javë që kur ka rënë shi dhe u qetësua pak por tani është e papërballueshme të jetojmë këtu, nuk mbajme dot derën e dyqanit hapur. Ka ditë që spo shohim asnjë punëtor këtu dhe për më tepër po na dëmtohen mushkëritë.

Askush nuk erdhi të na lajmërojë dhe u zgjuam dhe e pamë kshu. Kur kalon autobuzi me shpejtësi lëshon tym të zi dhe dje desh më shtypi me gjithë vajzën“- u shpreh banorja.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re