Skip to content

“Të mbështesim drejtësinë”/ Shehaj: Të korruptuarit kërkojnë me çdo kusht të mbajnë pushtetin

640 0 1726776293xshehaj 190

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj me anë të një videomesazhi ka thënë se lufta ndaj drejtësisë nga të korruptuarit sapo ka filluar.

Shehaj thotë se ata që sulomojnë drejtësinë duan të mbajnë pushtetin me çdo kusht. Kreu i partisë “Mundësia” u shpreh se më 11 duhet të vendoset për vazhdimin er luftës antikorrupsion.

“Lufta e të korruptuarve kundër drejtësisë, kundër prokurorëve sapo ka filluar. Do bëhet gjithmonë e më e ashpër, ne duhet të vendosim, me kë jemi? Jemi me drejtësinë, jemi me SPAK-un, jemi me luftën kundër korrupsionit? Apo jemi me të korruptuarit? Që kërkojnë me çdo kusht të mbajnë pushtetin.

Pushteti është në dorën tuaj. Ju me votën tuaj në datën 11 maj mund të vendosni nëse lufta kundër korrupsionit do vazhdojë ose nëse SPAK-u dhe drejtësia do kapen prapë nga Edi Rama. Të mbështesim drejtësinë! Kjo është e ardhmja e Shqipërisë. Kjo është e vetmja e ardhme”, tha Shehaj./