Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër në emisionin OPEN me analistët Agron Gjekmarkaj dhe Enton Alibekaj. Mollë sherri është bërë ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin Rama e quajti ‘mbetje organike e pariciklueshme që qelb dhe qelbet”.

Pjesë nga debati

Rama: Unë do të flas atë që dua të flas. Nuk të marr leje ty. Sali Berisha është mbetje organike e pariciklueshme

Gjekmarkaj: Nuk të shkon kjo gjuhë se je kryeministër

Rama: Më erdhi keq se më citove gabim se the “thotë kryeministri Berisha është mbetje organike”. E papërpunueshme. Kjo është me rëndësi.

Alibekaj: Problemi yt është se ke 7 vjet që nuk ke folur si kryeministër

Gjekmarkaj: Po rrotull në gojë fjalën pleh

Rama:  Mos më ndërhyj kur flas unë . Lideri juaj shpirtëror është mbetje e pariciklueshme

Por teksa tonet mes palëve u nxehën, kreu i qeverisë kërkoi që analistëve tiu hiqej e drejta e fjalës, pasi në të kundërt do të largohej nga studioja.

“Unë nuk komunikoj dot kështu, nuk komunikoj dot. Jam i vetmi kryeministër në botë që luftoj për të marrë fjalën sa herë që rrethohem nga gazetarët, jam i vetmi. Nuk flas fare, mbylle të ikim në shtëpi. Nuk ndërtoj dot dy fjali unë kështu. Nuk përgjigjem nuk flas”, tha Rama.

Kjo e detyroi drejtuesen e emisionit që të fuste reklama, deri sa palët ti riktheheshin normalitetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re