Shërbimi i Kadastrës për qytetarët do të jepet vetëm online.

 

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit falënderues me qytetarët e Fierit, ku shtoi se brenda këtij muaji do të ketë një transformim të plotë të kësaj Agjencie.

 

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTRI I SHQIPERISE

 

“Duhet t’i mbyllim dyert e Kadastrave. Nuk ka nevoje që qytetarët të shkojnë në dyert e kadastrave. Duhet të mjaftojë që qytetarët të bëjnë aplikimin online dhe ta marrin po online shërbimin që kërkojnë pa pasur nevojë të takojnë njeri. Besoj që brenda muajit ku jemi ne do ta bëjmë edhe prezantimin e këtij transformimi dhe do të veprojmë shumë shpejt për t’i hequr njerëzve këtë barrë të tmerrshme”

 

Duke folur për rezultatin në zgjedhjet vendore të 14 majit, Rama tha se besimi që qytetarët i kanë dhënë PS-së nuk do jetë me kohë të pakufizuar.

 

“Unë mendoj se ata që na kanë votuar, nuk mund të presin edhe 10 vite të tjera për të mos pasur më andralla me Kadastrën, në marrjen e titullit të pronësisë, apo pamundësi në regjistrimin e tokës së tyre. Edhe pse në një pjesë të madhe të shërbimeve kemi bërë një revolucion duke i hequr rradhët dhe zyrat  Kadastra është portreti i turpit tonë. Kjo është e vërteta dhe nëse nuk ia themi të tjerëve duket sikur jemi pajtuar me këtë të vërtetë. Por nuk mund të pajtohemi kurrë.

 

As në këtë takim nuk mungoi sulmi ndaj koalicionit opozitar “bashkë fitojmë”.

 

Mosarrdhja ne votim e demokrateve sepse nuk munden ta vendosnin kryqin ku nuk kishte asnje te ardhme nje koalicion q enuk ofron asnje shqiperise , nje turp qe na rendon te gjitheve. ky rezultat eshte shperblim in je pune te madhe e shume njerezve por jo kenaqesia e qeverise tone.

 

Rama u shpreh se Votëbesimi i qytetarëve do të do të shpërblehet me punë konkrete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re