Shkollat dhe kopshtet janë kthyer ne burim infeksioni, ndryshe nga ajo që deklaroi Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Psikologia e njohur Denata Toçe evidenton me shqetësim faktin që sistemi arsimor parashkollor dhe parauniversitar janë kthyer në vatra të infektimit me Covid-19.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi Shqipëria ku kemi sistem arsimor ku niveli i sigurisë lë për të dëshiruar.

Kemi parë raste me mbingarkesë, që për shkak të numrit të fëmijëve, sepse jo të gjitha kopshtet kanë masat e duhura, nuk ka mundësi të zbatohen opsione që shmangin infektimin.

Po shohim që ka edukatore, mësues dhe nxënës të infektuar. Mendoj se duhet të marrim sa më parë masa, jo të reagojmë kur dëmi është bërë.

“Duhet të marrim masa jo të zakonta për një situatë jo të zakontë. Kjo është një arsye pse kam kërkuar mbylljen e shkollave. Nuk mendoj që nga 22 e natës deri në 6 të mëngjesit u bëka nami i madh. “

Psikologia apelon se mund të jetë vonë nëse vazhdojmë të mendojmë se shkollat nuk janë burim infeksioni, se baret dhe restorantet qenkan burim infeksioni veç pas orës 22, apo edhe se njerëzit tashmë janë ndërgjegjësuar.

“JO! Pse sot kemi në spitale më shumë të rinj? Sepse brezi i vonë po bën më shumë kujdes. Pra duhet të marrim masa graduale.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re