
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë episode dhunë gjatë finales së Conference League.
Gjatë një prononcimi për mediat, Ministri theksoi se në këtë kuadër kanë mbërritur në Shqipëri ekipe të policisë së Roterdamit dhe Romës në mënyrë që të ndihmojnë policinë shqiptare në menaxhimin e situatës.
Pyetje: Zoti Ministër a keni pasur informacione nga autoritetet italiane apo ato holandeze për tifozë të dhunshëm të cilët mund të tentojnë të vijnë në Shqipëri, dhe nëse po, si do veprohet me ta? Do të ndalohen në aeroport apo do mbahen në vëzhgim?
“Kemi kohë që punojmë në bashkëpunim me policinë e Roterdamit dhe Romës. Na janë bashkuar këto ditë ekipe nga Roterdami dhe nga Roma, për të kordinuar veprimet për të parandaluar çdo situatë të pakëndshme. Sigurisht nuk mund tëndalojmë njerëz të hyjnë në Shqipëri dhe ta shijojnë, por sigurisht do të ndalojmë çdo akt dhune apo nxites dhune që të mos degradojë pastaj në probleme të tjera që i kemi parë në finale në Europë apo në botë që edhe ndodhin. I kemi marrë të gjitha masat për ta parandaluar këtë gjë”– tha ministri.
Çuçi përsëriti thirrjet e bëra edhe më herët ndaj qytetarëve që askush prej tyre që nuk ka biletë për të parë ndeshjen mos të udhëtojë drejt Tiranës pasi nuk do të lejohen të hyjnë në qytet. Mes të tjerash u sugjeroi edhe bizneseve private që ta bënin pushim 25 majin.
“Pasnesër me rastin e finales së Konferencë Ligës mes Romës dhe Feynordit. Jemi këtu dhe do të jemi këtu për të kthyer atë ditë në një festë për Tiranën. Të parashikojmë çdo gjë me detaje që të mos cënohet askush në këtë festë të madhe. Të gjithë shqiptarët që nuk kanë biletë të mos tentojnë të vijnë në Tiranë sepse Tirana në atë ditë do jetë në dispozicion të tifozëve. Gjithashtu u bëj thirrje të gjithë bizneseve të tjera apo zyrat e ndryshme private si bankat apo të tjera biznese ta shpallin të mërkurën ditë pushimi pasi e gjithë lëvizja në Tiranë do jetë e paralizuara. E përsëris edhe njëherë mos hajdeni në Tiranë nëse nuk keni biletë”– u shpreh Çuçi.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



