Sot në Faxnews ka qenë i ftuar për të folur në lidhje me gripin e shpendëve profesor Kristaq Berxholi. Ai tha se në keto kushte ku ky grip është përhapur, duhen marrë masa për asgjësim.

Profesor Berxholi tha se virusi mund të përhapet në forma të ndryshme por nuk prek njerëzit.

Ndër të tjera shtoi se virusi ngordh 95 % të tufës së prekur.

Berxholi: Në këtë situatë është e rëdnësishme bllokimi i mos përhapjes më tej të tij.

Përhapja e virusit është për shkaqe të ndryshme, nga shpendët migrator.

Shpendët migrator luajnë rolin e rëndësishëm për përhapjen, vijnë nga veriu dhe popullojnë edhe vendin tonë për shkak të kushteve klimatike.

Kështu është e domodsohsme nuk kemi cfarë të bëjmë, të marrim masa për parandalimin e shpendëve ne komplekse. Me probleme janë në rrethe, ku flenë jashtë. Shpendët e egra në buzë të detit, natën kanë një karakteristikë, levizin deri në 5 km duke kërkuar ushqim. Këta shpendë nuk dëmtohen shumë nga virusi por janë mbartësit e zakonshëm. Është e domosdoshme që fshatarët duhet që ti mbajnë tufat brenda.

Duhen mbajtur me shuë kujdes, rosat dhe patat sepse këto shpendë e marrin virusin dhe nuk dëmtohen por shërbejnë për përhapjen e tij përmes feceve.

Krahas kësaj është e rendësishme që fëmijët në zonat rurale, duhet të rrinë larg, të mos lozin me rosa dhe pata ku mud të kete prezencë në disa vende. Fëmijët nuk duhet te lozin. Të merren masa në këtë drejtim.

Ne nuk kërcënohemi nëse virusi është në vezë apo te mishi i shpendëve, sepse deri tani nuk ka prekur njerëzit. Problemi është te komplekset, janë shumë të rrezikuara. U kam bërë thirrje gjithmonë fermerëve.

Të kontrollojnë komplekset e tyre, nëse ka dëmtime apo jo, të bëjnë analizat, se virusi ngordh 95 % të tufës.

Midis komplekseve, nuk duhet të ketë ushqime.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko