Autoriteti për Informim mbi dokumente të ish-Sigurimit në ditën ndërkombëtare të holokaustit ka prezantuar për herë të parë në Korçë, Klubin e Librit, me moton “Të mësojmë nga e shkuara”.

Kryetarja Gentiana Sula ka kërkuar më shumë mbështetje financiare për botimin e historive njerëzore të periudhës se komunizmit. Sipas saj autorët e kanë të pamundur të botojnë me tirazh të madh këto histori.

“Shpesh herë këto botime vijnë nga njerëz që nuk janë të fushës së letërsisë janë njerëz të familjes, qytetarë të angazhuar, të cilët shkruajnë pa e pasur zejen e të botuarit ndaj dhe tirazhi është në numër të vogël”, tha Sula.

Botimet për historitë e kësaj periudhe duhet të bëhen pjesë e teksteve shkollore, që brezi i ri të njihet më mirë me të shkuarën komuniste.

“Këto libra ne në autoritet i hasim dhe i kemi burime te informimit në një kohë kur shpesh s’është jetuar por siç dihet këto libra e kanë të vështirë rrugën për të kaluar deri te publiku. sidomos tek brezat e rinj, ku autoriteti ka dhe një mandat të përcaktuar në ligj që është edukimi qytetar”, tha Sula.

Në çeljen e klubit të librit ishte i pranishëm edhe shkrimtari Marçel Hila, i cili përmes romanit të tij “Rrufeja ne shtëpinë e mikpritësit”, solli copëza historie nga Lufta e Dytë Botërore, duke treguar se si populli hebre është mikpritur dhe strehuar nga shqiptaret./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re