Premto Gogo nga KRIIK Albania ishte i ftuar në studion e “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ku foli për punën e bërë nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilin tha se nuk duhet të humbasë kohë për miratimin e pikave që kanë gjetur dakordësi deri më tani pa humbur kohë.

Sipas tij, për çështjet që nuk kanë rënë dakort, të caktojnë afat tjetër, ndërsa argumentoi se nëse nuk kanë për të miratuar pikat e dakordësuara sa më shpejt, rrezikohet e gjithë puna e bërë.

“Ajo që pamë është se dështimi është i qartë dhe ne menduam t’ju bëjmë thirrje që ti thonë stop këti procesi që do zhbëjë dhe dobësojë besimin e qytetarëve tek zgjedhjet, sistemi demokratik dhe shteti. Ne propozuam që për pikat që është rënë dakort le të mbyllet me ato, mund të shënojë një eksperiencë pozitive. Ata mund të vijojnë në adresimet e pikave të tjera por mënjehëerë pas zgjedhjeve të ardheshme ndhe me ligjvënësit e ri. Ndryshe dyshojmë shumë se do të prodhohet një aventurë e re. Të operohet në ato pika që janë dakordësuar”, tha Gogo.

Sipas tij, asnjë ligj zgjedhor nuk është i keq, dhe kjo është provuar nga monitoruesit ndërkombëtar, por është vullneti politik që i prish zgjedhjet.

“Procesi i 30 qershorit i dha grusht zgjedhjeve duke futur zstandarte të trefishta. Është pozitive që është marrë në konsideratë dhe po diskutohet por që nuk është arritur në dakordësi. Jo se ligji në vetvete ka qenë i keq, OSBE-ODIHR ka thënë se Kodi Zgjedhor mund të arrijë të bëjë zgjedhje, por vullneti politik zhbën të gjitha garancitë. Një proces auditimi do të bëjë të mundur që këto gjetje të jenë institucionale”.

Ai përmbledhi shkurtimisht edhe faktorët që mund të rregullojnë zgjedhjet, ndërkohë që ndryshimin e sitetemit nuk e shikon si një veprim të domosdoshëm.

“Mekanizëm magjik për zgjedhjet nuk ka, gjithmonë duhet bashkëpunim ndërinstitucional, sjelljet e policisë, politikës, gjyqësorit në raport me shkeljet e natyrës penale. Ajo që ka të bëjë me financimin e partive politike. Këto parti politike nga financohen dhe kujt interesi i përgjigjen, jo vetëm sot por edhe nesër kurdo që do të garojë. Nuk ka kohë sot, ndaj ne kemi thënë të mbyllet ky proces këtu, por të mund të vazhdohet në nivele politike që mund të adresohet si punë e parë e kuvendit të ri”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re