Prej ditës së premtes dy fëmijë të moshës 15 dhe 13 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët.

Mësohet se adoleshentët kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë. Familjarët kanë denoncuar në polici rastin, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë. Dy fëmijët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa.

Ndërkohë një taksist ka deklaruar se i ka sjellë dy të miturit ditën e hënë në Tiranë, dhe rreth orës 13:00 i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit”.
Bëhet me dije se vajza ka dalë në pushim të gjatë të premten dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin. Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për tu larguar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re