Skip to content

“Të mobilizohemi ditën e diskutimit në parlament për ‘Territorialen’”/ Berisha thërret protestë më 8 tetor: Më e fuqishmja kombëtare që ka njohur vendi!

6c7e782e 2752 4079 ad46 bdc111648406 1

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve për protestën e paralajmëruar më 8 tetor, në ditën kur në Kuvend pritet të diskutohet reforma territoriale.

Berisha u ka kërkuar mbështetësve dhe qytetarëve të angazhohen në atë që ai e cilëson si “protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi”.

“Të dashur miq, mirupafshim javën e ardhshme dhe njëherë ndjesë për vonesën. Ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në Parlament të reformës territoriale. Faleminderit”, shprehet Berisha.