Kryeministri Edi Rama ka dhënë  një ultimatum biznesmenëve të mëdhenj që të kujdesen për punëtorët e tyre.

“Bizneset e mëdha të mos e shohin shtetin si bankë. Shteti do t’i ndihmojë, por ata t’i harrojnë makinat e shtrenjta, pushimet e luksit nëpër vendet më të shtrenjta të botës.

Nuk është bërë deti kos, e deti kos nuk do të bëhet, e as ato liqenet e tyre s’do t’i shohin… E dimë fitimin e tyre. E shoh të turpshme që ata njerëz që kanë ngritur biznese të mëdha të akuzohen e baltosen, por sot është koha që t’ju them se duhet të sakrifikoni për popullin shqiptar, dhe nëse pasojat e mos-sakrificës tuaj bien mbi popull, s’do të bëni biznes rehat”- tha Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re