Pedagogia Jonila Godole, e ftuar në ‘Open’ në News 24, ka folur mbi procesin gjyqësor që është duke u përballur ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me dosjen ‘Partizani’.

Godole thekson se ky gjyq nuk duhet të katandiset si në rastin e Nexhmije Hoxhës, e cila sipas saj përfundoi në farsë.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se drejtësia nuk duhet të merret vetëm me dosjen 15-vjeçare të Kompleksit Partizani, por edhe me aktualen.

“Nga njëra anë e shoh pozitive që të dyja palët në parim janë vënë në vështirësi nga SPAK-u, edhe qeveria edhe opozita. Do të rekomandoja që të mos merret thjesht me Kompleksin Partizani që ka ndodhur para 15 vite dhe të merret me gjërat aktuale dhe t’i japë përgjigje shqiptarëve se ku është ish-zv/kryeministri? Ku po i kalon pushimet ai.

Duke njohur historinë tonë, shpresoj shumë që ky proces i zt.Berisha të mos katandisen si procese farsa siç ishte gjyqi i Nexhmije Hoxhës që u gjykua për kafe. Jemi mësuar me gjyqe që nisin me bori dhe tamtame të mëdha dhe përfundojnë si Nexhmije Hoxha u dënua për 29 mijë lekë atëherë”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re