Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve sot në Kukës, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat ka komentuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Bardhi ka deklaruar se kërkesa e tij ndaj kryetares së Kuvendin për zgjedhjen e Avokatit, ka ardhur si një shqetësim i paraqitur nga SHBA dhe BE, për çuarjen para të këtij procesi.

“Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrën pica në një zyrë të Kuvendit”, ironizoi Bardhi, ndërsa shtoi më tej se “nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve”.

Deputeti Bardhi u shpreh më tej se, “procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrën pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”.

Pjesë nga fjala e tij

Ajo qe kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e  zgjedhjes se avokatin e popullit.

Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik.

Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrën pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve.

Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrën pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re