Pasi mbetën nën masën e ”árrestit në bùrg” gjatë ditës së djeshme, 27 të árrestuarit për përfshirje në trafik narkotikësh transferohen në bùrgun e Fierit, pasi parabùrgimi i Vlorës nuk ka vende mjaftueshëm.

Mes të árrestuarve gjenden persona me probleme shëndetësore dhe të moshuar, ndërkohë që rrezikshmëria e tyre shoqërore është shumë e ulët.

Pritet që të árrestuarit të apelojnë masën e árrestit, ndërkohë që seanca e djeshme u shoqërua me polemika të shumta, për shkak se në një sallë mjaft të vogël, u mbajtën një numër jashtëzakonisht i madh i të dyshuarve dhe i punonjësve të Policisë.

Gjatë ditës së djeshme, edhe pse një person kishte shenja të Covid, gjyqtarja nuk e ndërpreu seancën dhe e vazhdoi atë, duke vënë në rrezik të gjithë personat e pranishëm.

Mes personave të árrestuar, që më shumë u përdor për të hedhur hi syve në opinionin publik, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha kishte dhe punonjës të Policisë së Vlorës, që sipas SHÇBA-së kanë shpërdoruar detyrën, për shkak se nuk kanë mundur që të parandalojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re