Dita e liridaljes për të moshuarit ka sjellë ndryshim në regjimin ditor edhe tek artistët e skenës korçare. Koço Qendro, 94 vjeç dhe Dhimitër Orgocka,  84 vjeç lëvizën së bashku në bulevardin kryesor të qytetit.

Përballja me izolimin e gjatë ka qenë i vështirë për të dy artistët.

Regjisori Dhimitër Orgocka tregon se hera herës e ka thyer izolimin, duke dalë tek lulishtja poshtë banesës, për të bërë ushtrime fizike dhe për të marrë ajër.

Këtë të shtunë, ata zgjodhën të dalin bashkë, ashtu sic kanë qenë për shumë vite: shokë të pandarë nga njëri tjetri.

Koha e mirë me diell u shfrytëzua në maksimum edhe në Berat. Pensionistët dolën në rrugë që në mëngjes herët

Edhe në Burrel, hapësirat e parkut të qytetit ishin të mbushura me njerëz.

Pas orës 11.00, rrugët dhe parqet në të gjitha qytetet e vendit, u boshatisën për të qenë të tilla deri të hënën paradite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re