Kryeministri Edi Rama do të ndjek modelin britanik me trajtimin e të moshuarve, ndërsa po luftohet për mospërhapjen e koronavirusit në vend. Rama bëri me dije se qeveria është duke hartuar një plan, për të izoluar të moshuarit në shtëpitë e tyre. Gjatë kësaj kohe ata do të duhet të ndihmohen nga fëmijët e tyre për ushqime dhe medikamente.

Kryeministri Edi Rama po ndjek modelin britanik. Mesditën e kësaj të hëne ai njoftoi qeveria është duket përgatitur një plan për të izoluar të moshuarit në banesat e tyre.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0ZjIQLNc8oU?feature=oembed&w=1200&h=675]

 “Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët!”

Për të shmangur daljet e tyre, do të angazhohen fëmijët e tyre për tu çuar ushqime dhe medikamente. Por vetë pensionistët e kanë pritur në mënyra të ndryshme vendimin e ri të qeverisë.

“Për të mirën e njerëzve më duket e drejtë. Jetoj me nënën dhe mundohem që mos ta nxjerr, dhe t’ja plotësoj gjërat që mundem”, u shpreh një qytetare.

Ndërsa një tjetër qytetar theksoi se masat i duken të tepërta.

Nga e marta qeveria do të vendos në zbatim sansksionin më të rëndë të vetëizolimit edhe për këmbësorët.

Çdo ditë për të gjithë qytetarët do të ndalohet edhe qarkullimi në rrugë pas orës 18:00.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nga dita e hënë e në vazhdim, në të gjithë territorin Shqiptar nuk do të lejohet asnjë qytetarë të lëviz në këmbë pas këtij orari ndryshe do të gjobitet. Gjobë do të ketë edhe për ata qytetarë që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re