Skip to content

Të moshuarit e braktisur nga fëmijët, strehohen në Poliçan

Policia e Korçës hetoi në lidhje me vjedhjen e dyshimtë të dy të moshuarve Fadil dhe Lumturie Mane.
 
Çifti i të moshuarve që endeshin rrugëve të qytetit të Korçës dhe flinin ku ti zinte nata, janë prindër të katër fëmijëve, dy djem dhe dy vajza.
 
Në fillim ato jetuan me fëmijët e tyre, që kanë në Shqipëri, njeherë te djali dhe njeherë te vajza.
 
Ndërkaq pas largimit të tyre nga familja e vajzës, djali u siguroi qeranë për disa muaj, por aktualisht prej 18 qershorit ata endeshin rrugëve e flinin ku i zinte nata.
 
Çifti Mane pas përfundimit të hetimi, janë shoqëruar nga një punonjës policie, për në destinacionin e caktuar për strehimin e tyre.
 
Sipas vendimit të institucioneve shteterore të moshuarit e braktisur prej fëmijëve të tyre, do të dërgohen në një qëndër strehimi dhe përkujdesjeje në Poliçan.