Një lojë domino dhe shumë pranë njëri tjetrit, të moshuarit e Vlores vijojnë të mos i binden urdhrit për të mos dalë nga shtëpia.

Ata ende nuk e kuptuar rrezikun qe iu kanoset dhe mundohen ta kalojnë këtë situatën me shaka.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=radZqJjpsII?feature=oembed&w=1200&h=675]

“Nuk vjen virusi në Vlorë, harroje”, shprehet një i moshuar.

Edhe në Vlorë çmimet në tregje kanë pësuar rritje. Qytetarët kërkojnë nga shteti të marrë masa dhe mos të lejojë tregtarët të rrisin çmimet në tregje.

“S’ka barë vaki ndonjëherë, merr çdo madh me frikë. Nuk e di si do vazhdojnë këta”, shprehet një qytetare.

Koha e keqe ka bërë që rrugët e beratit dhe sheshi kryesor të zbrazet. Ndërsa në të gjithë botën po kryhen studime për të zbuluar vaksinën kundër koronavirusit, mjeket popullore japin këshillat e tyre.

“Për forcimin e unitetit të trupit të njerut ka përbërje bimësh që parandalojnë anët gripale. Mundohunu të pini sa më shumë çaj trëndafili të egër”, shprehet ai.

Edhe këtë të diel lëvizjet në Fier janë reduktuar ndjeshëm. Edhe në këtë qytet nuk mungojnë të moshuarit që nuk pranojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Korça mbetet besnikja e zbatimit të çdo apeli apo urdhëri për situatën e koronavirusit. Deri tani nuk është regjistruar asnjë rast apo i dyshuar me Covid-19. Kjo ndoshta edhe fale respektimit me fanatizëm të çdo urdhri të dhënë nga qeveria. Hotele, lokale, biznese vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Lezha vazhdon të mos ketë asnjë rast të infektuar me Covid-19. Aktualisht numri i vizitave dhe urgjencave është ulur kjo përs hkak të frikës së mund të infektohen nga ky virus i ri.

Postblloqet e policisë nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve private.

Tregu tradicional i Milotit i si asnjëherë më parë është i mbyllur.

Edhe qyteti i Laçit është thuajse i boshatisur. Në shërbim të qytetarëve janë vetëm furrat e bukës dhe farmacitë.

Në Dibër janë 250 persona të ardhur 10 ditët e fundit nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët janë telefonuar nga policia dhe rezultojnë të vetëizoluar.

Edhe në rrugët e Librazhdit ata që shihen më së shumti në rrugë janë të moshuarit. Ata sfidojnë vendimin e qeverisë.

Ndërkohë spitalet janë në gatishmëri për ti shërbyer qytetarëve./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re