Një të moshuari në fshatin Shtëpëz në Gjirokastër i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij.
70-vjeçari ka kallëzuar në Polici, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Shtetasi, 70-vjeçar, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërmë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.